Prapashtica: Ndaj Gjilanit ndeshje e vështirë, por synojmë fitore për të mbetur në hap me ekipet e tjera për kreun e tabelës

Prapashtica: Ndaj Gjilanit ndeshje e vështirë, por synojmë fitore për të mbetur në hap me ekipet e tjera për kreun e tabelës

Sport November 04, 2022 - 15:58
Lajmet e fundit nga Sporti

FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj SC Gjilanit të shtunën (5 nëntor) me fillim nga ora 18:00, sfidë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky duel i takon xhiros së 15-të. Prishtina vjen në këtë takim bas barazimit të arritur xhiron e kaluar ndaj Trepçës ’89 (2:2).

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, FC Prishtina dhe SC Gjilani barazuan me shifrat 1:1.

Mesfushori Albin Prapashtica beson dhe shpreson se “bardhekaltërit” kësaj radhe do të korrin fitore, teksa flet para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit prishtinas.  

“Ndeshja kundër Gjilanit do të jetë mjaft e vështirë, mirëpo ne do t’i qasemi lojës me seriozitet maksimal duke e ditur rëndësinë e ndeshjes pasi që nuk duhet që ta humbim hapin për kreun e tabelës. Kundërshtari e ka një ekip solid, mirëpo edhe në këtë takim do të futemi vetëm për fitore”, deklaroi Albin Prapashtica për faqen zyrtare të klubit.

Ai foli edhe për atmosferën te ekipi nga kryeqendra. “Prishtina funksionin si grup dhe jemi të bashkuar në çdo sfidë dhe kjo është një ndër gjërat kryesore që e bënë ekipin e fuqishëm. Atmosfera para ndeshjes është shumë e mirë”, tha ai duke i ftuar edhe tifozët për mbështetje. “Prezenca e tifozëve “Plisa” në stadium na jep motiv shtesë. Ne i cilësojmë si “lojtarin” e 12-të në fushë. Me përkrahjen e tyre, fitorja do të arrihet më lehtë”, përfundoi Albin Prapashtica.

Prishtina ndodhet e treta në renditje me 22 pikë të mbledhura, kurse ’89 zë pozitën e nëntë me 12 pikë të grumbulluara.