Nora Gjakova ndalet në çerekfinale, por luftën për medalje e vazhdon me repesazh

Nora Gjakova ndalet në çerekfinale, por luftën për medalje e vazhdon me repesazh

Sport November 04, 2022 - 11:41
Lajmet e fundit nga Sporti

Nora Gjakova nuk ka arritur në gjysmëfinalen e Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Medalistja olimpike në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova është ndalur në çerekfinale nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Lele Nairne.

Por, gara nuk do të përfundojë këtu për xhudisten tonë, pasi që ajo tani do të luftojë në raundin e parë të repesazhit për të fituar medaljen e bronztë.

Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten gjermane, Seija Ballhaus. Në çerekfinale, Gjakova u mposht Lele Nairne.