Nora Gjakova fiton dhe kalon në çerekfinale të Glam Slamit në Baku

Nora Gjakova fiton dhe kalon në çerekfinale të Glam Slamit në Baku

Sport November 04, 2022 - 10:49
Lajmet e fundit nga Sporti

Nora Gjakova e ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes gjermane, Seija Ballhaus, me IPPON.

Në raundin e parë Gjakova kaloi pa luftë.

Në çerekfinale, Nora Gjakova do të ketë punë me britaniken, Lele Nairne.