Pas barazimit me ’89-shin, Munishi: Nuk patëm ndeshje të mirë, po na mungon Kushtrim Gashi

Pas barazimit me ’89-shin, Munishi: Nuk patëm ndeshje të mirë, po na mungon Kushtrim Gashi

Sport November 02, 2022 - 20:31
Lajmet e Fundit nga Sporti

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras (2-2) mes vete në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka komentuar ndeshjen, ku u shpreh jo i kënaqur.

“Nuk patëm ndeshje të mirë. Nuk ishim në nivel. Duhet ta bëjmë analizën për të parë se çka nuk ka shkuar. Nuk jam i kënaqur. Është evidente mungesa e Kushtrim Gashit, është i pazëvendësueshëm te skuadra jonë. Mba na ka bërë shumë probleme dhe nuk kemi mundur ta ndalim. Edhe qarkullimin e topit nuk e kemi pasur të mirë. Ndoshta pauza na ka bërë dëm, duke luajtur një lojë, duke mos luajtur tjetrën”, tha Munishi.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët e rinj. Prapashtica asistoi te goli i barazimit, por edhe Baholli e Shabanin luajtën mirë. Pavarësisht objektivave që kemi, ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk guxojmë të vendosim objektiva. Duke arritur objektivat, duhet t’iu japim hapësirë lojtarëve të rinj”, shtoi Munishi.

Pas këtij barazimi, Prishtina ka 22 pikë në vendin e tretë, kurse 89-shi me 12 pikë zë vendin e tetë. /Zeri.info