Pas barazimit me Prishtinën, Idrizi: Mëkat që humbëm dy pikë

Pas barazimit me Prishtinën, Idrizi: Mëkat që humbëm dy pikë

Sport November 02, 2022 - 20:25
Lajmet e Fundit nga Sporti

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras (2-2) mes vete në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i ’89-shit, Shpetim Idrizi ka komentuar ndeshjen ku tha se është mëkat që humbën dy pike në kryqytet.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen e ekipit, sidomos pas humbjes nga Malisheva që e pësuam vikendin e shkuar. Ishte një reagim shumë i mirë. Është mëkat që humbëm dy pikë ndaj Prishtinës, pasi patëm epërsinë dhe rastet që i krijuam. Por, jam i kënaqur me pikën e fituar”, tha Idrizi.

Pas këtij barazimi, Prishtina ka 22 pikë në vendin e tretë, kurse 89-shi me 12 pikë zë vendin e tetë. /Zeri.info