Prishtina dhe Trepça ’89 ndahen baras në “Fadil Vokrri”

Prishtina dhe Trepça ’89 ndahen baras në “Fadil Vokrri”

Sport November 02, 2022 - 19:56
Lajmet e Fundit nga Sporti

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras mes vete në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 2-2.

Pjesa e parë ishte mbyllur po ashtu baras 1-1, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjera duke vendosur kështu rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, Prishtina ka 22 pikë në vendin e tretë, kurse 89-shi me 12 pikë zë vendin e tetë. /Zeri.info