Përcaktohet gjithçka në Grupin D, Tottenhami dhe Frankfurti kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Përcaktohet gjithçka në Grupin D, Tottenhami dhe Frankfurti kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Sport November 01, 2022 - 23:13
Lajmet e Fundit nga Sporti

Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të madhe kundër Marsielles në Ligën e Kampionëve.

Situata në Grupin D ishte e paqartë deri sonte, kur edhe u zhvilluan ndeshjet e fundit të këtij grupi.

Tottenhami shënoi fitore në udhëtim kundër Marsielles me rezultatin 1:2, për të vazhduar tutje si lider i grupit.

Clement Lenglet (54’) dhe Pierre-Emile Hojbjerg (90+5’) shënuan golat e fitores për skuadrën angleze.

Chancel Mbemba (45+2’) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Nga ky grup është kualifikuar tutje edhe Eintracht Frankfurti, që sonte shënoi fitore në udhëtim kundër Sporting Lisbonës me rezultatin 1:2.

Daichi Kamada (62’) dhe Randal Kolo Muani (72’) ishin autorët e golave të fitores për skuadrën gjermane.

Golin e vetëm për portugezët e shënoi Arthur Gomes (39’).

Sportingu garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.