Bayerni mposht Interin në ndeshjen për prestigj, Barcelona triumfon në udhëtim te Plzeni, Liverpooli me fitore komode ndaj Napolit

Bayerni mposht Interin në ndeshjen për prestigj, Barcelona triumfon në udhëtim te Plzeni, Liverpooli me fitore komode ndaj Napolit

Sport November 01, 2022 - 22:59
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kanë përfunduar tri përballjet kryesore të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munichu ka triumfuar me rezultat të pastër 2:0 kundër Interit në stadiumin “Allianz Arena”.

Pavard hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Për golin e dytë dhe të epilogut final u desh të pritej minuta e 72-të për Choupo-Moting të realizonte supergol nga distanca.

Bayern Munich kalon grupin nga pozita e parë me 18 pikë. 10 pikë ka Interi në vendin e dytë.

Takimi i po të njëjtit grup mes Plzenit dhe Barcelonës prodhoi gjashtë gola dhe fitorja i takoi katalunasve.

Këta të fundit triumfuar 2:4 ndaj skuadrës çeke në udhëtim.

Golat për Barcelonën i realizuan Alonso (6’), Ferran Torres (44’ 54’) dhe Torre (75’). Për Plzenin dy golat i shënoi Chory (51’ 63’).

Barça ka shtatë pikë në vendin e tretë, pozitë kjo që e dërgon në Ligën e Evropës. Plzeni mbylli fazën e grupeve pa pikë.

Fitore ka marrë edhe Liverpooli në Grupin A kundër Napolit 2:0, veçse shumë të vështirë.

Mohamed Salah ishte heroi i “Të Kuqve” në këtë ballafaqim duke shënuar golin e parë në minutën e 85-të nga afërsia. Nunez shënoi golin e dytë në minutën e gjashtë shtesë.

Përkundër humbjes, Napoli kalon grupin nga pozita e parë me 15 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli tani, por me goldallim më të dobët.