Emocionuese: Igball Jashari, pasardhësi i familjes Jashari këndon këngën “Mora Fjalë” gjatë prezantimit te ekipi i parë i Prishtinës

Emocionuese: Igball Jashari, pasardhësi i familjes Jashari këndon këngën “Mora Fjalë” gjatë prezantimit te ekipi i parë i Prishtinës

Sport November 01, 2022 - 22:16
Lajmet e Fundit nga Sporti

Futbollisti i ri, Igball Jashari është prezantuar në ekipin e parë të FC Prishtinës nën urdhrat e kryetrajnerit Ismet Munishi.

Igballi, pasardhësi i familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt gjatë prezantimit ka kënduar këngën “Mora Fjalë”, e cila i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jasharitt.

Faqja zyrtare e FC Prishtinës ka shpërndarë pamjet në Facebook.

“Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89”.

“Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari”, shkruhet në postimin e FC Prishtinës.