Armando Broja për të ardhmen e tij: Jam i lumtur te Chelsea, është klubi i jetës sime

Armando Broja për të ardhmen e tij: Jam i lumtur te Chelsea, është klubi i jetës sime

Sport November 01, 2022 - 17:26
Lajmet e Fundit nga Sporti

Armando Broja ka folur në lidhje me të ardhmen e tij te Chelsea.

Në bazë të asaj që raporton Fabrizio Romano, sulmuesi deklaroi se është i lumtur te Chelsea dhe s’e ka ndërmend të ndërrojë ambient, të paktën jo tash për tash.

“Marrëveshja e re afatgjatë me Chelsea është një mundësi e madhe për mua dhe familjen time. Ky është klubi im i fëmijërisë”, tha fillimisht ai.

“Dua të vazhdoj të përmirësohem si person dhe lojtar. Nuk ka shumë klube më të mira për të mësuar se Chelsea”, përfundoi Broja.