Dalin në shitje biletat për ndeshjen Cluj – Ballkani

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Cluj – Ballkani

Sport November 01, 2022 - 16:26
Lajmet e fundit nga Sporti

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e fundit në kampanjën historike të sivjetme në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në grupin G e luan të enjten.

Në “Stadionul Dr. Constantin Rëdulescu”, Ballkani është mysafir i Clujit të enjten nga ora 18:45.

Klubi rumun, Cluj tashmë i ka vënë në shitje biletat për këtë ndeshje tejet të rëndësishme për ta.

Bileta më e shtrenjtë do të jetë në seksionin 7 dhe 8 i quajtur VIP, ku një biletë do të kushtojë rreth 100 euro.

Kurse, bileta më e lirë do të jetë tre euro.

Këto janë çmimet e plota:

Business Lounge VIP A, seksioni 7 dhe 8 – 101.78 euro

VIP B – 16.28 euro

VIP A – 12.21 euro

Tribuna 1 – 6.10 euro

Tribuna 2 – 5.08 euro

Peluzë – 3.05 euro.

Vërejtje: Çmimet e publikuara në uebsajtin zyrtar të Clujit janë vënë në valutën Lei, derisa pas konvertimit me XE.com janë dhënë këto çmime në euro.