Kosova U17 pëson humbje nga Maqedonia e Veriut

Kosova U17 pëson humbje nga Maqedonia e Veriut

Sport October 21, 2022 - 15:49
Lajmet e Fundit nga Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës U17 (vajzat) ka pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut, me rezultat 2:1, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Dardanet e reja, të cilat në ndeshjen e parë e mposhtën Moldavinë (9:0), e nisën mirë edhe ndeshjen e sotme qysh në minutën e 7-të kaluan në epërsi me golin e Elona Pacit.

Megjithatë, futbollistet e Maqedonisë së Veriut arritën ta përmbysin rezultatin në fund të pjesës së parë me dy golat e shënuar nga Emili Mitkovska.

Ajo fillimisht i barazoi shifrat në minutën e 35-të dhe më pas pak para se të përfundonte pjesa e parë realizoi golin e dytë, që doli të ishte edhe goli i fitores.

Në të dyja rastet, ajo, shfrytëzoi mbrojtjen e ngathtë të ekipit tonë.

Ndeshjen e fundit, Dardanet do ta zhvillojnë pas tre ditësh kundër Shqipërisë.