Zyrtare: Liria përforcohet me një futbollist afrikan

Zyrtare: Liria përforcohet me një futbollist afrikan

Sport October 04, 2022 - 16:29
Lajmet e Fundit nga Sporti

Liria e Prizrenit ka njoftuar zyrtarisht se janë përforcuar me afrikanin, Petrus Megameno, shkruan Zeri.info.

Ishte vetë klubi që përmes një postimi në “Facebook” konfirmuan ardhjen e re.

Lojtari luan si mbrojtës por edhe mesfushor i majtë.

Ai poashtu është anëtarë i kombëtares së Namibisë.

Ndërsa, vetë lojtari që ka kryer teste mjekësore, pohoi se përshtypjet e para, janë impresive.

“Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i lumtur që do jeni bashkë.Shpresoj që të arrij objektivat me Lirinë', tha Megameno pas arritjes së marrëveshjes.

Liria e Prizreni bën gara në Ligën e Parë të Kosovës. /Zeri.info