Prishtina njofton se ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të luhet në “Fadil Vokrri”, hyrja për tifozë falas

Prishtina njofton se ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të luhet në “Fadil Vokrri”, hyrja për tifozë falas

Sport October 01, 2022 - 13:39
Lajmet e Fundit nga Sporti

FC Prishtina ka njoftuar se ndeshja ndaj Trepçës ’89 do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, e v;efshme për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligë.

Të premten (dje), klubi kryeqytetas u informua nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) se ndeshjet si vendas të muajit tetor duhet t’i zhvillojë diku tjetër.

Teksa, sot, Prishtina njoftoi zyrtarisht se ndeshja ndaj mitrovicasve do të luhet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Klubi po ashtu njoftojë se hyrja për tifozë do të jetë falas.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën ndaj Trepçës ’89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët.

Prishtina vjen në këtë takim pas barazimit të arritur me Dritën me rezultat 0:0 (ndeshje e mbetur e xhiros së tretë).

Skuadra jonë e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje në mënyrë që të rikthehemi te fitoret”. /Zeri.info