Hendboll: Në fundjavë fillon kampionati në Ligën e Parë

Hendboll: Në fundjavë fillon kampionati në Ligën e Parë

Sport September 30, 2022 - 15:43
Lajmet e fundit nga Sporti

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dyja konkurrencat.

Te hendbollistët të shtunën (13:30) është ndeshja Ulpiana – Istogu. Ndërsa tri ndeshje tjera janë të dielën: Vjosa – Samadrexha (18:00), Lepenci – Prizreni (15:00), Dukagjini – Drita (16:00).

Te hendbollistet dy ndeshje janë të shtunën e dy të dielën. Xhiron e parë e hap takimi Prizreni – Trepça, të shtunën nga ora 11:00. Takimi Drita – KEK-u është të shtunën prej orës 16:30. CLICK – Ulpiana (15:00), Vjosa – Deçani (16:00) janë ndeshjet e së dielës. /Zeri.info