Kurti pret në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Kurti pret në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Sport September 30, 2022 - 12:25
Lajmet e fundit nga Sporti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë në vendin tonë.

Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv.sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Pak më parë gjatë ditës, Infantino u prit edhe nga presidentja, Vjosa Osmani, teksa pak më vonë do të takohet edhe me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. /Zeri.info