Infantino mbërrin në Kosovë

Infantino mbërrin në Kosovë

Sport September 30, 2022 - 10:31
Lajmet e fundit nga Sporti

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbërritur në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila publikoi pamje nga mbërritja e tij.

Kjo është vizita e parë e tij zyrtare në Kosovë, teksa u prit nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës.

Infantino dje ishte për vizitë në Shqipëri.