Vjen reagimi i Shaqirit pas fitores së Zvicrës ndaj Spanjës

Vjen reagimi i Shaqirit pas fitores së Zvicrës ndaj Spanjës

Sport September 25, 2022 - 13:07
Lajmet e Fundit nga Sporti

Zvicra ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Spanjës me rezultat 1:2 në Ligën e Kombeve.

Akanji dhe Embolo shënuan për helvetikët, kurse Alba për spanjollët.

Pas kësaj fitoreje, ka ardhur edhe reagimi nga futbollisti me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri.

“Fitore e madhe dhe performancë ekipore në Spanjë. Vazhdojmë”, shkroi Shaqiri.

Kjo fitore i dërgon ata në vendin e tretë me gjashtë pikë, dy më pak se Spanja që është në pozitën e dytë në tabelë.