Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit

Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit

Sport September 24, 2022 - 21:49
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e dytë në tri ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas triumfit ndaj Yllit javën e shkuar, Prishtina sot e mposhti Vëllaznimin, me rezultat 99:81.

Gjatë gjithë takimit më të mirë ishin kryeqytetasit, andaj edhe arritën te fitorja.

Dante Thomas ishte më efikasi te Prishtina me 32 pikë të shënuara, i ndjekur nga Dardan Berisha me 17 sosh.

Te Vëllaznimi u veçuan Damonte Dodd (15 pikë) e Jordan Harris (14 pikë).

Për Vëllaznimin, kjo është humbja e dytë këtë edicion, që erdhi pas fitores javën e shkuar në Gjakovë ndaj Rahovecit.