Mbyllet pjesa e parë: Brentfordi po e deklason Man Utd

Mbyllet pjesa e parë: Brentfordi po e deklason Man Utd

Sport August 13, 2022 - 19:23
Lajmet e fundit nga Sporti

Manchester United është duke humbur me rezultat të thellë nga Brentfordi.

4:0 është vetëm rezultati i pjesës së parë për Brentfordin.

‘Djajtë e Kuq’ assesi nuk po këndellen, as në sezonin e ri në Premier Ligë.

Pas humbjes nga Brightoni, janë duke humbur edhe nga Brentfordi në xhiron e dytë.

Serinë e golave e hapi Dasilva në minutën e 10`, pas vetëm tetë minutash e dyfishoi epërsinë Jensen.

Në të 31` rrjetën për vendasit e tundi Mee, kurse golin e katër e shënoi Mbeumo në minutën e 35`.

Përveç posedimit Man United nuk kanë bërë asgjë në 45 minutat e para.