Zbulohet lista e ngushtë e UEFA-s për Lojtarin e Vitit të sezonit 2021/22

Zbulohet lista e ngushtë e UEFA-s për Lojtarin e Vitit të sezonit 2021/22

Sport August 12, 2022 - 17:11
Lajmet e fundit nga Sporti

UEFA ka zbuluar listën e tyre të ngushtë me tre lojtarë për çmimin Lojtari i Vitit për meshkuj për sezonin 2021/22.

Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne janë nominuar për Lojtarin e Viti për sezonin 2021-22.

Benzema ka qenë një lojtar kyç në sukseset e madrilenëve sezonin që lamë pas.

 

Me golat e tij ai ndihmoi ‘Los Blancos’ të triumfojnë në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe së fundmi së Superkupën e Evropës.

Sulmuesi francez shënoi 45 gola në 47 paraqitjet e tij me Realin, duke përfshirë edhe gola tejet të rëndësishëm në rrugën drejt trofeut të 14-të të Ligës së Kampionëve.

Thibaut gjithashtu është në listen e ngushtë të UEFA-s, duke qenë së bashku me francezin faktorët kryesor në suksesin e madrilenëve.

Ai sezonin e kaluar kishte paraqitje fenomenale, në finale të Ligës së Kampionëve në maj ndaj Liverpoolit, u zgjodh lojtari i ndeshjes, pasi që kishte bërë një sërë pritjesh të pabesueshme për t’ia mohuar triumfin gjigantit anglez.

Në anën tjetër, De Bruyne shënoi 15 gola dhe regjistroi tetë asistime duke ndihmuar Manchester City në ruajtjen e titullit në Premier Ligë.

Çmimi Lojtari i Vitit për meshkuj vlerësohet në bazë të paraqitjeve në të gjitha garat dhe jo vetëm në turnetë e UEFA-s.

Çmimi votohet nga trajnerët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, si dhe një grup i përzgjedhur gazetarësh.

Fituesi do të zbulohet në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve më 25 gusht.

Lojtari aktual më i mirë i vitit për meshkuj është Jorginho, i cili fitoi Ligën e Kampionëve 2020/21 me Chelsean dhe Kampionatin Evropian Euro 2020 me Italinë.

Pjesa tjetër e 15 lojtarëve më të mirë:

4.Robert Lewandowski (Bayern, tani Barcelona & Poloni) – 54 pikë

5.Luka Modrië (Real Madrid & Kroaci) – 52 pikë

6.Sadio Mané (Liverpool, tani Bayern & Senegal) – 51 pikë

7.Mohamed Salah (Liverpool dhe Egjipt) – 46 pikë

8.Kylian Mbappé (Paris dhe Francë) – 25 pikë

9.Vinícius Junior (Real Madrid & Brazil) – 21 pikë

10.Virgil van Dijk (Liverpool & Holandë) – 19 pikë

11.Bernardo Silva (Manchester City & Portugal) – 7 pikë

12.Filip Kostiç (Eintracht Frankfurt & Serbi) – 7 pikë

13.Lorenzo Pellegrini (Roma & Itali) – 5 pikë

14.Trent Alexander-Arnold (Liverpool & Angli) – 2 pikë

15.Fabinho (Liverpool dhe Brazil) – 1 pike.