Man City ia nis me fitore sezonit të ri 2022/23 në Premier Ligë

Man City ia nis me fitore sezonit të ri 2022/23 në Premier Ligë

Sport August 07, 2022 - 19:27
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City kanë reflektuar mirë në pasqyrën West Ham.

Skuadra e Man City e ka nisur mirë misionin e ruajtjes së titullit kampion, duke mposhtur skuadrën e West Ham me rezultat 0:2.

Në këtë përballje vendimtar ishte ylli i ri i Man City, Erling Haaland i cili në debutimin e tij në Premier League shënoi dy herë. Prezantim më i mirë s’mund të bëhej.

Norvegjezi fillimisht shënoi në minutën e 36’, kur një penallti të fituar e konvertoi vet në gol. Ishte ky gol që vulosi fatin e pjesës së parë.

City vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur gjeti edhe një gol.

Ishte minuta e 65’ që pa përsëri Haaland në skenë. Kësaj radhe i asistuar nga Kevin De Bruyne, norvegjezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën.

Në këtë ndeshje, debutimin në Premier League me Man City regjistruan edhe Kalvin Phillips e Julian Alvarez, por pa arritur të lënë gjurmë.

Kështu Manchester City grumbullon tri pikët e para të sezonit, duke nisur me “këmbë të mbarë”. West Ham nuk ishte në nivelin e pritur. Për pikët e para, ata duhet të presin më gjatë.