Manchester Unitedi mposhtet nga Brightoni në ndeshjen e parë të sezonit të ri

Manchester Unitedi mposhtet nga Brightoni në ndeshjen e parë të sezonit të ri

Sport August 07, 2022 - 16:56
Lajmet e fundit nga Sporti

Erik ten Hag e ka nisur me humbje aventurën e tij në Premier League, me Man United që mposhtet qysh në xhiron e parë na Brighton.

Brighton ka shënuar fitore 1:2 në udhëtim kundër Man United, duke dëshmua se ka akoma punë për t’u bërë te ‘Djajtë e Kuq’.

Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Pascal Gross, i cili shënoi në minutën e 30’. Nëntë minuta më vonë, i njëjti lojtar shënoi për dyfishimin e epërsisë. Me rezultatin 0:2, skuadrat shkuan në pushimin 15-minutësh.

Manchester United reagoi me një gol të dyshimtë, të shqyrtuar gjatë nga VAR-i. Një top i nisur drejt portës nga Dalot, përfundoi si auto-gol i MacAllister në minutën e 68’.

BHA marrin kështu tri pikët e para në sezonin e ri në Premier League, derisa Man United duhet të pres akoma për pikët e para. Ten Hag ka punë.