Kuqi e Zabërgja, dy përforcimet e radhës të Dukagjinit
Sport
June 25, 2022 - 23:53
Lajmet e fundit nga Sporti
Mbrojtësi Rinor Kuqi dhe mesfushori Dior Zabërgja karrierën e tyre do ta vazhdojnë te Dukagjini.
Sipas burimeve të “Zërit” brenda klubit nga Klina, të dy futbollistet do t’i bashkohen klubit.
Kuqi vjen nga Istogu, teksa vitin e kaluar ishte pikërisht pjesë e “Hithave” në stinorin vjeshtor.
Në anën tjetër, Zabërgja së fundmi ka qenë pjesë e Vushtrrisë, teksa karrierë ka bërë edhe te skuadrat si Arbëria e Gjilani.
Po ashtu kujtojmë se ish-kapiteni i Ulpianës Egzon Qerimi veçse ka nënshkuar me “Hithat”.
Qerimi u largua nga Ulpiana për t’iu bashkuar skuadrës nga Klina. /Zeri.info