Ceferin: Euro 2032 në Itali? Ata nuk kanë stadium as për finalen Champions
Itali cilësohet si një ndër vendët kandidate për organizimin e Euro 2032, kompeticion ku garojnë edhe Turqia dhe Rusia, teksa vendimi final do të merret në shtatorin e vitit të ardhshëm.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një prononcim për GDS ka folur rreth situatës problematike që ekziston në stadiumet italiane, shumica e të cilëve janë rinovuar për herë të fundit në vitin 1990.
“Italia nuk ka një stadium që mund të presë finalen e Champions League, është e pabesueshme! Turqia është një rival i fortë. Kam biseduar shumë me Gravinën (presidenti i FIGC).
Besoj se edhe qeveria e bashkitë e kanë kuptuar rëndësinë e organizimit të një Evropiani, por stadiumet kanë nevojë për garanci të forta”, deklaroi kreu i qeverisë europiane të futbollit.