Villarreali transferon Jose Morales nga Levante

Villarreali transferon Jose Morales nga Levante

Sport June 24, 2022 - 16:28
Lajmet e fundit nga Sporti

Skuadra e Villarrealit ka nënshkruar me sulmuesin Jose Morales nga Levante. 

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes njoftimi në faqen zyrtare.

Lojtari kreu testet mjekësore po këtë ditë dhe u zyrtarizua si lojtari më i ri i “Nëndetëses së Verdhë”.

Morales, pozicion natyral e ka qendrën e sulmit, por mund të adaptohet edhe në krah.

Lojtari erdhi me parametra zero, pasi i skadoi kontrata me Levanten.