Sot nis “Tournament Prishtina 2022”

Sot nis “Tournament Prishtina 2022”

Sport June 24, 2022 - 15:38

Prej sot do të fillojë turneu i futbollit të vogël, që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

20 ekipe nga mbarë Kosova do të përballen me njëra-tjetrën për kurorën e më të mirit.

Shorti është tërhequr dje, kurse janë mësuar edhe çiftet e raundit të parë.

Prej sot e deri më 29 qershor, në sheshin e Prishtinës do të mund të dëfreheni me spektakël të futbollit të vogël.Formati i garës është 4 lojtarë dhe një portier, kurse pjesë e garës do të jenë edhe kategoria U13, ku do të garojnë gjashtë ekipe, shkruan express.

Për herë të parë do të ketë edhe turne në konkurrencën e femrave, ku do të garojnë gjashtë ekipe.

Image