Komentatori kosovar refuzon t’ia përmendë emrin Andi Zeqirit, që vendosi të luajë për Zvicrën

Komentatori kosovar refuzon t’ia përmendë emrin Andi Zeqirit, që vendosi të luajë për Zvicrën

Sport March 29, 2022 - 20:51
Lajmet e Fundit nga Sporti

Komentatori i futbollit në Digitalb, Florim Canolli ka zgjedhur një formë interesante për ta prezantuar Andi Zeqirin.

Zeqiri “tradhtoi” Kosovën dhe zgjodhi ta përfaqësonte Zvicrën.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1, por gjatë kohës kur Andi Zeqiri kishte në zotërim topin gjatë ballafaqimit Zvicër-Kosovë, komentatori Florim Canolli i referohej futbollistit si lojtari me numrin 20 dhe jo me emrin e tij ose mbiemrin, siç bëhet zakonisht nga komentatorët e futbollit.

Tifozët kosovarë “Dardanët” pas vendimit për ta përfaqësuar Zvicrën e kanë shpallur person “non grata” Zeqirin.

Sot në Cyrih, ata shpalosën një baner: “Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares!”.

Image
\