
Zyrtare: Gjilani nënshkruan kontratë profesionale me talentin e Kosovës
Klubi futbollistik, SC Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin, Erlis Xhemajli, percjell Zeri.info.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
Xhemajli, i cili prej kohësh i është bashkuar ekipit të parë në seancat stërvitore tashmë ka “firmosur’ për tri vite me klubin.
Ai po ashtu është edhe reprezentues i rregullt i moshave 19 vjeçare në Përfaqësuesen e Kosovës.
Njoftimi i plotë i SC Gjilanit:
ë ë ëëë ëë ë
Sport Club Gjilani njofton se ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Erlis Xhemajli.
Xhemajli, i cili prej kohësh i është bashkuar ekipit të parë në seancat stërvitore tashmë ka ‘firmosur’ për tri vite me klubin.
Ai ka debutuar me ekipin e parë në fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë në ndeshjen ndaj Shakhtar Karagandit.
Njëherit është edhe reprezentues i rregullt i moshave 19 vjeçare në Përfaqësuesen e Kosovës.
Klubi i uron shumë sukses Erlisit në vazhdim, drejt ngritjes profesionale dhe avansimit të tij si futbollist. /Zeri.info