Federata e Gjimnastikës e Kosovës shpall “Sportistët e Vitit 2021”
Kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, Besim Halilaj, në një ceremoni të mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë më 16 mars 2022, ka shpallur sportistët e vitit në gjimnastikën artistike për djem dhe vajza. Sportistë të vitit në gjimnastikën artistike për femra është shpallur Bora Hoti e klubit “ELITA”, ndërsa në gjimnastikën artistike për djem është shpallur sportist i vitit Elvis Çitaku i klubit “Universiteti”.
Federata e Gjimnastikës ka shpallur edhe trajnerët më të dalluar për djem e vajza. Shkumbin Maqastena i Klubit “Elita” është shpallur trajneri i vitit 2021, ndërsa trajner i vitit 2021 për djem është shpallur Amir Tahiraga. Klubi më i suksesshëm i vitit 2021 për femra është shpallur klubi “ELITA”. Ndërsa klubi më i suks’shëm për meshkujt është zgjedhur klubi “Universiteti”.
Federata ka shpallur edhe sportistët më të mirë të vitit për kategori si dhe shpresat Olimpike, si dh ka ndarë mirënjohje për klubet dhe trajnerët si edhe për kontribuuesit në ngritjen dhe avancimin e këtij sporti.
Sportistja më e mira e vitit 2021 në kategorinë Para-Yllka është shpallur: Diellona Azemi, ndërsa Shpresë Olimpike në këtë kategori janë shpallur: Borë Krasniqi, Rene Xhambazi dhe Dëbora Pllana.
Sportistja më e mira i vitit 2021 në kategorinë Yllka është shpallur: Diella Latifaj, ndërsa Shpresë Olimpike në këtë kategori janë shpallur: Sara Pllana, Rea Berisha, Jora Gërvalla, Vesa Sadiku dhe Jara Hasolli.
Sportistja më e mira e vitit 2021 në kategorinë Para – Pioniere është shpallur: Bora Hoti, ndërsa Shpresë Olimpike janë shpallur: Elena Sefa, Vlera Gërguri, Erza Obrazhda, Riana Fejzullahu dhe Fllanza Imeri.
Sportistja më e mira e vitit 2021 në kategorinë Pioniere është shpallur: Vilëza Zeqiri, ndërsa Shpresë Olimpike janë shpallur: Jarita Bislimi, Una Kajtazi, Edisona Aliu dhe Elena Mangjolli.
Sportistja më e mira e vitit 2021 në kategorinë Juniore është shpallur: Valëza Rama, ndërsa Gjimnaste e Dalluar janë shpallur: Ornela Kataliti, Altina Krasniqi, Erinesa Qamili dhe Anita Mustafa. /Epoka e Re