Lazio mposht Udinesen dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio mposht Udinesen dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Sport January 18, 2022 - 20:31
Lajmet e Fundit nga Sporti

Lazio ka mposhtur Udinesen pas kohës së vazhdimeve duke u kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e rregullt pas 90 minutave u mbyll pa gola, gjersa loja duhej të shkonte në vazhdime apo edhe në penallti nëse skuadrat mbesin me rezultat të barabartë në 30 minutëshin e vazhdimeve.

I zakonshmi Ciro Immobile ishte edhe këtë herë heroi i klubit pasi shënoi golin vendimtar në kohën e vazhdimeve, duke i evituar kështu penalltitë  dhe duke i siguruar skuadrës kalimin tutje në Kupën e Italisë.

Italiani realizoi në minutën e 106-të pasi mori një pasim të jashtëzakonshëm nga Cataldi i cili gjithashtu shënoi një gol të jashtëzakonshëm duke e parabuluar portierin.

Në këtë ndeshje u paraqit nga minuta e parë sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi i cili pavarësisht se nuk shënoi, ai u vlerësua me një notë të lartë duke kontribuar për skuadrën në aspektin defanziv.

Në 71 minuta sa luajti, Muriqi i fitoi të gjitha duelet ajrore (3/3) si dhe bëri 3 spastrime e 3 ndërhyrje të sakta.

Lazio në çerekfinale të Kupës së Italisë do të takohet me skuadrën e Milanit.