Zyrtare: FC Prishtina dhe Besart Berisha ndërpresin bashkëpunimin

Zyrtare: FC Prishtina dhe Besart Berisha ndërpresin bashkëpunimin

Sport December 03, 2021 - 20:37
Lajmet e fundit nga sporti

FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me Besart Berishën, shkruan Zeri.info.

Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se kontrata është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.

Arsyeja e largimit të Berishës nga Prishtina është se ai do të largohet krejtësisht nga Kosova.

"Faleminderit Besart!

FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha.

36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit.

Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë.

Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese" - thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. /Zeri.info