Mbappe thuhet se u ka premtuar krerëve të Real Madridit se do t'u bashkohet në verë

Mbappe thuhet se u ka premtuar krerëve të Real Madridit se do t'u bashkohet në verë

Sport December 03, 2021 - 20:09
Lajmet e fundit nga sporti

Kylian Mbappe thuhet se i ka premtuar krerërve të Real Madridit se do të transferohet te skuadra e tyre, shkruan Zeri.info.

Kështu ka raportuar këtë të premte gazeta spanjolle "AS", sipas të cilës Mbappe do transferohet në Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi francez në "Santiago Bernabeu" do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon në fundin e këtij sezoni.

Mbappe ishte afër kalimit te Real Madridi edhe në afatin kalimtar të verës së fundit, por që një lëvizje e tillë dështoi në fund. /Zeri.info