Konfirmohet lëndimi i Rashicës, vushtrriasi pritet të mungojë rreth një muaj

Konfirmohet lëndimi i Rashicës, vushtrriasi pritet të mungojë rreth një muaj

Sport December 03, 2021 - 17:07
Lajmet e fundit nga sporti

Milot Rashica do të mbetet jashtë fushave për tri deri në katër javë, shkruan Zeri.info.

Rashica nuk u përfshi në skuadër për ndeshjen e fundit që Norwich City e luajti në udhëtim te Newcastle United (1-1).

Trajneri i skuadrës angleze, Dean Smith, ka konfirmuar lëndimin e vushtrriasit, teksa tha se ai pritet të mungojë rreth një muaj.

“Ne menduam se Miloti kishte një problem të lehtë me ijë, por pas një skanimi, duket lëndim më serioz. Mendojmë se ai do të jetë jashtë fushës për tre deri në katër javë” - ka thënë Smith.

Ndryshe, reprezentuesi i Kosovës deri më tani është paraqitur në 13 ndeshje në Premier Ligë, teksa ka regjistruar një asistim. /Zeri.info