Salahu thyen rekord pas golave ndaj Evertonit

Salahu thyen rekord pas golave ndaj Evertonit

Sport December 02, 2021 - 10:13
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thyer një rekord tjetër pas dy golave ndaj rivalit lokal, Everton.

Egjiptiani dje realizoi dy herë ndaj rivalit lokal, derisa ishte goli i 500-të i Liverpoolit në Premierligë nën urdhrat e Jurgen Kloppit.

Pos kësaj, Salahu ka vendosur rekord në përfshirjen në gola në shtatë ndeshje në Premierligë radhazi, diçka që askush më herët nuk e ka arritur.

Salah ka shënuar ose asistuar në çdo ndeshje për “Reds” këtë sezon dhe është në formë tejet të lartë me 19 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Në Premierligë, Salahu momentalisht është në krye edhe për gola dhe për asistime, me 13 gola dhe tetë asistime në vetëm 14 paraqitje.

Pos kësaj, dy golat e djeshëm nënkuptuan që është futbollisti i parë i Liverpoolit që shënon si mysafir në derbin e “Merseyside” që nga Fernando Torres në shtator të vitit 2008.