Interi regjistron fitoren e tretë radhazi, mposht edhe Spezian

Interi regjistron fitoren e tretë radhazi, mposht edhe Spezian

Sport December 01, 2021 - 20:25
Lajmet e fundit nga sporti

Interi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A, shkruan Zeri.info.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mposhti Spezian, në ndeshjen e javës së 15-të.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ''Giuseppe Meazza'', ka përfunduar me rezultatin 2-0.

Roberto Gagliardini dhe Lautaro Martinez (penallti), shënuan golat e fitores për ''Nerazzurrët''.

Interi pas kësaj fitore ka 34 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me dy pikë më shumë se Milani që tani renditet i treti.

Por, ''Rossonerët'' sonte zhvillojnë ndeshjen e kësaj jave, në udhëtim te Genoa.

Kurse, Spezia mbetet me 11 pikë në pozitën e 17-të. /Zeri.info