Mirlind Daku shënon golin vendimtar, Osijek kalon në gjysmëfinale të Kupës

Mirlind Daku shënon golin vendimtar, Osijek kalon në gjysmëfinale të Kupës

Sport December 01, 2021 - 19:47
Lajmet e fundit nga sporti

Osijek ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, shkruan Zeri.info.

Në çerekfinale të kësaj gare, Osijek eliminoi Slaven Belupo pas ekzekutimit të penalltive.

Ashtu si loja e rregullt prej 90-të minutave, edhe vazhdimet deri në 120-të minuta u mbyllen baras dhe pa gola.

Futbollistët e Osijekut u treguan më të saktë në penallti, duke fituar në fund me rezultatin 5-4.

Golin e pestë në penallti, të fundit dhe vendimtarin për të kaluar tutje, e shënoi sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku.

Daku në këtë ndeshje luajti nga minuta e 72-të.

Ndryshe, Osijek në gjysmëfinale do të përballet me Hajduk Splitin. /Zeri.info