KEK-u, kampion vjeshtor në Ligën e Parë te hendbollistet

KEK-u, kampion vjeshtor në Ligën e Parë te hendbollistet

Sport November 28, 2021 - 20:04

KEK-u i Obiliqit është kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (vajzat).

Kjo skuadër ka fituar gjashtë ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë.

KEK-u ka fituar garën me Dukagjinin e Klinës, që përfundoi në pozitën e dytë me 10 pikë. Skuadra prizrenase, CLICK, po ashtu është shquar me rezultate të mira. Ka përfunduar e treta me 8 pikë.

Gjatë stinorit vjeshtor ka pasur ndeshje të mira, ndërsa kanë dalë në pah lojtare me të ardhme.

Në kuadër të xhiros së fundit, KEK-u e mposhti Dukagjinin me rezultat 33:20, ndërsa CLICK fitoi ndaj Deçanit me rezultatin 22-18.