Nesër do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë - Danimarkë

Nesër do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë - Danimarkë

Sport November 27, 2021 - 13:28
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë-Danimarkë do të dalin në shitje të dielën (nesër).

Biletat do të shiten para ''New Born'' nga ora 16:00 dhe kushtojnë 3 Euro. Për shkak të numrit masave anti-Covid, do të dalin në shitje vetëm 100 bileta, kurse të gjithë shikuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinës.

Të gjithë në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të respektojnë rregullat anti-Covid.

Për shkak të protokolleve nga FIBA, mysafirët dhe tifozët do të vendosen në tribuna dhe nuk do të ketë afër parketit. 

Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi është i vlefshëm për kualifikueset e FIBA Eurobasket 2025.  /Zeri.info