"Mirë se vini vëllezër", "Stadiumi 'Sami Kelmendi' është shtëpia juaj!" - Ulpiana e pret në këtë mënyrë Prishtinën në Lipjan

Sport November 27, 2021 - 12:59
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina do të takohet me Ulpianën në kuadër të xhiros së 16-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll, përcjell Zeri.info.

Klubi Ulpiana e ka pritur në mënyrë madhështore skuadrën e Prishtinës derisa në zhveshtore e ka vendosur një pankartë me llogot e të dyja skuadrave me mbishkirmin: "Mirë se vini vëllezër", "Stadiumi "Sami Kelmendi" është shtëpia juaj!". 

Kjo është bërë e ditur nga klubi kryeqytetas, pas disa pamjeve të publikuara në faqen zyrtare të klubit.

Ndryshe, lipjanasit ndodhen në pozitën e shtatë me 17 pikë, kurse kryeqytetasit janë të pestit me 21 pikë.

Përballja mes Ulpianës e Prishtinës do të zhvillohet në stadiumin ''Sami Kelmendi'', nga ora 13:00. /Zeri.info