Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në ligat kryesore në Evropë

Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në ligat kryesore në Evropë

Sport November 27, 2021 - 11:35
Lajmet e fundit nga sporti

Si çdo e shtunë tjetër, edhe e shtuna e sotme do të jetë e pasur me ndeshje futbolli, shkruan Zeri.info.

Në Premier Ligë do të zhvillohen pesë ndeshje sot, me Arsenal - Newcastle United që hap javën e 13-të.

Në Serie A vëmendja kryesore pritet të jetë te përballja Juventus - Atalanta.

Villarreal - Barcelona është sfida që pritet të marrë më shumë vëmendje në La Liga.

Gjashtë ndeshje janë në program për në Bundesliga, me kampionin në fuqi, Bayern Munichin, që pret Arminia Bielefeldin.

Lille - Nantes dhe Nice - Metz, janë dy ndeshjet e vetme që do të zhvillohen sot në Ligue 1. /Zeri.info

Image
Image
Image