Kombëtarja shqiptare e femrave turpërohet nga Polonia, humb me 126 pikë dallim

Kombëtarja shqiptare e femrave turpërohet nga Polonia, humb me 126 pikë dallim

Sport November 12, 2021 - 13:12
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll në konkurrencën e femrave e ka nisur në mënyrën me të keqe të mundshme fushatën eliminatore për Kampionatin Evropian që organizohet në vitin 2023, shkruan Zeri.info.

Vajzat e drejtuara nga trajnerja Mirza Alibegaj janë mposhtur thellë nga Polonia me rezultatin 125-19.

Image

Plot 126 pikë diferencë në parket, në një ndeshje ku vajzat shqiptare nuk ia dolën për asnjë moment të përballonin furinë e polakeve.

Duke parë këtë paraqitje, me siguri objektivi për ndeshjet e radhës ndaj Turqisë dhe Sllovenisë do të jetë ai për të mos u turpëruar më shumë. /Zeri.info

Image