
Pioli, afër marrëveshjes së re me Milanin
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shumë afër për rinovimin e kontratës së re me "Rossonerët", shkruan Zeri.info.
56-vjeçari është duke bërë mirë me skuadrën e cila pas 12-të xhirove zë vendin e dytë me 32 pikë, po aq sa ka edhe Napoli lider.
Kështu, klubi ka vendosur ta shpërblejë trajnerin me rinovimin e kontratës, deri në vitin 2024.
Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Pioli do të ketë edhe rritje të pagës me kontratën e re, nga dy deri në tre milionë euro.
Kontrata aktuale e Piolit është deri në qershor të vitit 2022. /Zeri.info
Stefano #Pioli’s contract extension with #ACMilan until 2024 is at the final stage. For the coach is ready an increase in salary from currently €2M/year + bonuses to €3M/year + add-ons. #transfers https://t.co/vBFrKOVrZi
— Nicolò Schira (@NicoSchira) November 8, 2021