Dortmundi shënon fitoren e tretë radhazi dhe mban hapin me liderin

Dortmundi shënon fitoren e tretë radhazi dhe mban hapin me liderin

Sport October 23, 2021 - 17:40
Lajmet e fundit nga sporti

Borussia Dortmundi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Bundesligë, duke mbajtur kështu hapin me skuadrën lidere, Bayern Munich, shkruan Zeri.info.

Te “Verdhezinjtë” nuk është vërejtur sot mungesa e Erling Haaland, pasi shënuan fitore të lehtë në udhëtim te Arminia Bielefeld.

Ndeshja e zhvilluar në “Schuco Arena”, ka përfunduar me rezultatin 1-3. Emre Can (penallti), Mats Hummels dhe Jude Bellingham shënuan në fitoren e mysafirëve.

Ndërkaq, Fabian Klos e shënoi golin e vetëm për vendasit nga pika e bardhë.

Pas nëntë ndeshjeve, Borussia Dortmundi ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Bayerni që është lider.

Kurse, Arminia Bielefeld ndodhet në pozitën e parafundit (17) me pesë pikë. /Zeri.info