Batatina i nervozuar ndaj gjyqtarëve: Nuk na mundi Drita, na mundi Genc Nuza
Llapi dhe Drita kanë zhvilluar një ndeshje shumë interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.
Katër gola të shënuar, dy penallti, dy karton të kuq dhe një gol i anuluar nga Var-i ka bërë që trajneri i Llapit, Tahir Batatina në plan të parë ta vendos gjyqtarin Genc Nuza.
“Nuk ishte rezultati real bazë të paraqitjes. E përgëzoj djemtë për lojën, derisa këto pikë ishin të Genc Nuzës”.
“Që nga minuta e parë ishte në favor të kundërshtarit, te penalltia, te kartoni i kuq për të cilin dy herë ishte ndërhyrja ndaj lojtarit tonë. Ai tregoj se është ardhur për qëllime të caktuara, por kjo nuk i kontribon futbollit”.
“Duhet të luajmë vetëm futboll, Llapi është penalizuar që nga fillimi i kampionatit, nuk u lejuam në bari artificial. Kemi probleme me gjyqtarët, sot nuk ishte korrekt. Na ka mujt Drita së bashku me refer”.
“Nuk di të hi në detaje të shumta, por Nuza e di më mirë pse ka gabuar. Unë mendoj që VAR-i po aplikohet, por atëherë kur Nuza vendoste vetë kur ta shikonte golin”.
“Dritën ia uroj fitores, por nuk do të thotë që ajo na mposhti me lojë. Ju ka hi tuta që Llapi po fiton, por ne nuk dorëzohemi. Nuk duhet të dëmtohemi në këtë formë”, ka thënë Tahir Batatina për Art Sport.
Me këtë humbje, Llapi mbetet në pozitën e 7-të me 12 pikë të fituara.