Edon Zhegrova shënon në fitoren e Baselit në Ligën e Konferencës

Edon Zhegrova shënon në fitoren e Baselit në Ligën e Konferencës

Sport October 21, 2021 - 23:02
Lajmet e fundit nga sporti

Edon Zhegrova ka gjetur rrugën për te goli me Baselin edhe në Ligën e Konferencës, shkruan Zeri.info.

Baseli shënoi fitore sonte ndaj Omonoias me rezultatin 3-1, në ndeshjen e raundit të tretë në Grupin H.

Edon Zhegrova ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen, teksa vulosi edhe fitoren me golin e shënuar në minutën e 88-të.

Titullar te skuadra zvicerane ishte edhe Pajtim Kasami, i cili asistoi te goli i parë i shënuar nga Liam Millar, teksa goli i dytë u shënua nga Arthur nga pika e bardhë.

Nga pika e bardhë shënoi edhe Jordi Gomez, golin e vetëm për mysafirët.

Taulant Xhaka e Tician Tushi sonte nuk u aktivizuan te Baseli, duke qëndruar për 90-të minuta në stol.

Ndryshe, Baseli pas kësaj fitore ka shtatë pikë dhe është lider i grupit, por me pikë të njëjta me Qarabag.

Omonia renditet e fundit me një pikë, aq sa ka edhe Almaty në pozitën e tretë. /Zeri.info