Napoli shënon fitore të pastër ndaj Legias, në ndeshje u aktivizuan Rrahmani, Muçi e Kastrati

Napoli shënon fitore të pastër ndaj Legias, në ndeshje u aktivizuan Rrahmani, Muçi e Kastrati

Sport October 21, 2021 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

Napoli ka shënuar fitoren e parë për këtë sezon në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Pas një barazimi dhe një humbjeje, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka mposhtur Legia Varshavën, në ndeshjen e raundit të tretë në Grupin C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Diego Armando Maradona”, ka përfunduar me rezultatin 3-0.

Lorenzo Insigne, Victor Osimhen dhe Matteo Politano shënuan golat e fitores për napolitanët.

Amir Rrahmani hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 81-të te skuadra italiane. Kurse, titullar te skuadra polake ishte sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, i cili luajti për 71 minuta. Lirim Kastrati te Legia u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të.

Pas kësaj fitore, Napoli ka katër pikë dhe renditet i dyti në grup, teksa Legia mbetet lidere me gjashtë pikë. /Zeri.info