Dominic Boesel është kampioni i ri i botës, mposhtet Haxhi Krasniqi
Sport
October 10, 2021 - 01:00
DETAJET
Gjermani Dominic Boesel ka arritur t’i hakmirret boksierit Haxhi Krasniqi duke ia rimarrë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë IBO.
Dominic Boesel e nisi mjaft mirë duelin duke fituar raundet e para.
Por, në raundet e fundit, Haxhi Krasniqi mori dominimin në duel dhe tregoi se pse ishte kampion bote në atë divizion.
Por, kjo nuk mjaftoi, pasi gjyqtarët vendosën për fitoren e Boesel.
Gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën për fitoren e gjermanit.