Distria Krasniqi përjetëson “Medaljen e Artë” të fituar në Tokio

Distria Krasniqi përjetëson “Medaljen e Artë” të fituar në Tokio

Sport September 22, 2021 - 13:16
Detajet

Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi fitoi “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike të verës në Tokio.

Krasniqi shkroi historinë duke u bërë sportistja e dytë në histori të Kosovës që fiton medalje të artë, pas Majlinda Kelmendit e cila e kishte fituar në Lojërat Olimpike të Brazilit në vitin 2016.

Krasniqi momentin e saj më të mirë të karrierës e ka përjetësuar, duke e bërë tatuazh në këmbë. 

Ajo ka bërë tatuazh simbolin e Lojërave Olimpike në studion “Prishtina Ink Tatto” nga artisti Aluadin Murturi. /Zeri.info

Image