PSG mposht Lyonin e Shaqirit

PSG mposht Lyonin e Shaqirit

Sport September 19, 2021 - 23:27

PSG ka arritur të fitojë në fundin e takimit me rezultat 1:2 ndaj Lyonit, në kuadër të javës së gjashtë në Ligue 1, shkruan Zeri.info.

“Parisienët” dominuan në pjesën e parë duke sulmuar gjatë gjithë kohës me treshen Neymar, Messi dhe Mbappe.

Argjentinasi rrezikoi disa herë, sidomos përmes gjuajtjes së lirë, ku goditi shtyllën, por të pafat.

Ndërsa, për Lyonin provoi lojtari kosovar, Xherdan Shaqiri, goditja e cila u ndalua nga portieri, Donnarumma.

Lucas Paqueta pas një asistimi të Ekambit realizoi për 0:1, në minutën 54’.

Pastaj, Neymari barazoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë në min 66’.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 79-të.

Krejt në fund pasi që u inkuadrua Icardi arriti t’ua sjellë fitoren “parisienëve”, me rezultat 1:2 në kohën shtesë (90+2).

Me këtë fitore, PSG mbetet lidere me 18 pikë, derisa Lyoni I Shaqirit zë pozitën e nëntë me tetë pike.

Ndeshjen e radhës PSG e luan si mysafire e Metzit, kurse Lyoni e pret Troyesin. /Zeri.info